Flash News

KRYESORE

Parlamenti nis punën pa opozitën, Taulant Balla: Krimi në Shkodër më keq në kohën e PD

Parlamenti nis punën pa opozitën, Taulant Balla: Krimi në

Sesioni i ri parlamentar ka nisur pa praninë e opozitës në sallë, pasi PD dhe LSI po zhvillojnë një mbledhje të jashtëzakonshme në Shkodër, qytet ku situata e krimit ka dalë jashtë kontrollit gjatë këtyre javëve.

Pas fjalimit të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, në foltore doli Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS. Balla mohoi që situata e krimit në Shkodër të ketë dalë jashtë kontrollit, duke krahasuar shifrat e vrasjeve të këtij viti me ato të vitit 2009-të.

Sipas deputetit të PS, situata e krimit në Shkodër kur qeveriste PD ka qenë më e keqe nga sa është sot.

Gjithsesi, Balla inkurajoi ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për zbardhjen e vrasjeve që kanë tronditur kryeqendrën e veriut dhe ka kërkuar përgjigje të ashpër ndaj krimit.

Të fundit