Flash News


KRYESORE

Pas arrestimit dhe përlotjes, reagon Neritan Liçaj: Një pjesë e imja ka vdekur nën ato rrënoja

Pas arrestimit dhe përlotjes, reagon Neritan Liçaj: Një

Arrestimi i aktorit Neritan Liçaj në orët e praa të mëngjesit kur iu vu fadroma Teatrit Kombëtar, është dhe një nga momentet më të trishtueshme të kësaj ngjarjeje. Liçaj është një ndër personat që  ka qëndruar që prej fillimit dhe ka protestuar për mos shembjen e tij. Mbrëmë me lot në sy u arrestua nga policia e ndërsa vetëm pak orë më parë është lënë i lirë.

Aktori është rikthyer në protestën e qytetarëve, teksa i përlotur i ka kërkuar gazetarëve të mos e pyesin: “S`kam fuqi të flas”.

Por vetëm disa minuta më parë, Liçaj ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook, ku shkruan se një pjese tij ka vdekur nën rrënoja. Ai shprehet gjithashtu se bashkë me pjesën e tij të vrarë ka edhe dy kufoma: Rama dhe Veliaj.

Reagimi i plotë:

“Do të doja të mbyllja sytë për një çast dhe kur ti hapja,Teatri Kombëtar të ishte sërish aty.

Por për fat të keq ka vetëm rrënoja!

Një pjesë e imja ka vdekur nën ato rrënoja,por pjesa tjetër e mbetur është më e fortë se kurrë!

Ka dhe dy kufoma nen ato rrënoja së bashku me pjesën time të vrare. Rama dhe Veliaj!

Me vjen keq që ajo pjesë e imja e mbetur aty,do qelbet nga kermezimi i dy kufomave.

https://politiko.al/pas-lirimit-nga-policia-neritan-licaj-shfaqet-i-perlotur-mes-protestuesve-skam-fuqi-te-flas/

Të fundit