Flash News

KRYESORE

Pas debutimit me Belgjikën, Henry arrin marrëveshjen për t’u bërë trajner i skuadrës franceze

Pas debutimit me Belgjikën, Henry arrin marrëveshjen për

Ish-futbollisti in Arsenal, Thierry Henry, do të nisë karrierën e tij si trajner me ekipin francez të Bordeaux.

Gazeta franceze “RMC” ka raportuar se 41-vjeçari ka arritur marrëveshjen për t’u bërë trajner i ri i klubit.

Ai ishte në Rusi gjatë Botërorit si ndihmës i trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez, për të ndihmuar ekipin të arrinte në gjysmëfinale.

Henry dha dorëheqjen si një ekspert futbolli pas Kupës së Botës në “Sky Sports”, pasi mendon se karriera në televizion do ta pengonte për të nisur detyrën e re.

Të fundit