Flash News

KRYESORE

Pas kërcënimeve me jetë, Agron Tufa largohet nga Shqipëria dhe kërkon azil politik në Zvicër

Kreu i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), Agron Tufa është larguar nga Shqipëria dhe ka kërkuar azil politik në Zvicër.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij, Kujtim Cakrani, përmes rrjeteve sociale, ku shkruan: “Kërcënimet dhe zvarritja pafund e gjyqit, mosfillimi i procesit ndaj Cajës, kërcënimet në rrugë dhe format e fshehta të shantazhit, e kanë shtyrë Drejtorin e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit Z. Agron Tufa, të kërkojë strehim politik për të mbrojtur familjen dhe jetën e tij!

Në një vend ku krimi komunistë i djeshëm është më i egër se kurrë, kërkimi dhe vendosja e drejtësisë është e pamundur”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kujtojmë se vetë Tufa kishte denoncuar publikisht kërcënime ndaj tij me mesazhe dhe rrjetet sociale.

Pak kohë më parë, Tufa ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë.

Debat të ashpër ka patur edhe me deputetin e PS, Spartak Braho.

Të fundit