Flash News

KRYESORE

Pas shumë tërheqjeve më në fund një lajm i mirë, një tjetër shtet njeh Kosovën

Pas shumë tërheqjeve më në fund një lajm i mirë,

Edhe pse kohësh ka ngecur si proces, madje ka ecur mbrapsht, Kosova ka marrë sot lajmin se është njohur si shtet nga Xhamajka, një shtet ishullor në detin e Karaibeve.

Lajmin e ka dhënë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.  “Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”, ka shkruar ai në Twitter.

Më tej, presidenti falënderon kongresistin Eliot Engel për këtë njohje. Thaçi thotë se ky është rezultat i punës së vështirë dhe lobimit për vite të tëra nga kongresisti Eliot Engel. “Punë e mirë. Faleminderit miqve tanë nga Kingstoni”, pëfundon Thaçi.

Të fundit