Këto ditë kanë qenë të tmerrshme për Shqipërinë, ku dhimbja e 51 jetëve të humbura pas tërmetit të fuqishëm të datës 26 nëntor, ende është e freskët. Paslëkundjet ende vazhdojnë, teksa në veri të Shqipërisë kanë nisur reshjet e para të borës.
Në qytetin e Fushë-Arrëzit reshjet janë të dendura dhe aktualisht po bie ende po bie borë dhe erëra të forta. Po ashtu edhe në Kukës, kanë nisur reshjet e para.
Gjithashtu edhe në Prizren të Kosovës kanë nisur reshtej e para të borës, të cilat kanë mbuluar vendin.
Fushë-Arrëz, Shqipëri
Kukës, Shqipëri
Prizren, Kosovë
Discussion about this post