Flash News

KRYESORE

Pashkët, Basha uron besimtarët ortodoksë: Gëzuar festën që kremton triumfin e të vërtetës mbi padrejtësinë

Pashkët, Basha uron besimtarët ortodoksë: Gëzuar festën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar festën e Pashkëve për të gjithë besimtarët ortodoksë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan “Këtë të diel, teksa besimtarët ortodoksë i drejtohen njëri-tjetrit me urimin e lashtë “Krishti u ngjall!” “Vërtet u ngjall!”, ju uroj nga zemra secilit prej tyre: të dashur miq, vëllezër dhe motra Gëzuar Pashkën! Për shumë vjet gëzuar këtë festë të shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën!

Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.

Të fundit