Pasojat negative të të ngrënit shpejt

Një studim i kohëve të fundit tregon se është shumë e rëndësishme koha dhe mënyra se si hani atë që ndodhet në pjatën tuaj.

Studiuesit japonezë ndoqën 1083 të rritur për pesë vjet, duke i ndarë ato në tri kategori bazuar në sa shpejt hanin, i ngadaltë normal dhe i shpejtë.

Ata gjithashtu i’u përgjigjën një pyetësori në fillim të studimit, duke ndarë dietat, aktivitetin fizik dhe historinë mjekësore.

Në fillim asnjë prej vullnetarëve nuk kishte sindromën metabolik, që do të thotë të keni të paktën tre faktorë të rrezikut, duke përfshirë obezitetin, kolesterolin e ulët dhe trigliceridet e larta, presionin e lartë të gjakut dhe sheqerin e lartë të gjakut, gjë që mund të çonte në probleme shëndetësore si kushtet e zemrës dhe diabetit.

Te ata që hanin shpejtë gjithashtu panë më shumë shtim në peshë dhe nivele më të larta të sheqerit në gjak. Studiuesit thonë se ngënia e shpejtë nuk i lë kohë trurit të sinjalizojë një ndalim dhe në këtë mënyrë ju hani më shumë.