Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Pastrimi i parave, bankat nuk justifikojnë mbushjen e llogarive të biznesit me ‘cash’ më 2017
Gjatë vitit të kaluar janë vërë prurje të mëdha cash-i në llogaritë e bizneseve në banka nga persona të tjerë, të cilat nuk kanë mundur të justifikohen nga punonjësit e bankave. Inspektorët e mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë në inspektimet e tyre gjatë vitit të kaluar kanë gjetur mospërputhje të veprimeve të bankave me ligjet dhe rregulloret e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.
“Në disa raste nuk disponohen dokumente që provojnë burimin e fondeve, të cilat mbeten kryesisht në nivel deklaratash për transaksione të kryera nga klientët me para fizike (cash) në llogaritë individuale dhe tregtare” thuhet ne konkluzionet e inspektimeve të Bankës Qendrore.
Kontrollet kanë zbuluar se ka raste që bankat nuk disponojnë dokumentacionin dhe njohuritë për marrëdhëniet ndërmjet disa kompanive që kryejnë transferta hyrëse në shuma të mëdha në llogaritë e tyre.
Vitin e kaluar, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, u vu re një rritje e pazakontë e llogarive të biznesit. Nga marsi 2017 deri në janar 2018, depozitat e biznesit në banka u rritën me 140 milionë euro, teksa depozitat e individëve nuk ndoqën këtë trajektore, përkundrazi kursimet e tyre ranë.
Më tej, Banka e Shqipërisë në inspektimet e saj me fokus me rastet e pastrimit të parave, ka gjetur transaksione të pajustifikuara të kryera për punonjësit e bankës.
Në raste të tjera u gjetën mospërputhje e të dhënave të bankës me profilin e klientit dhe aktivitetin e tij.
Bankat nuk kishin identifikimin e saktë të strukturës së pronësisë në momentin e inicimit të marrëdhënies së biznesit me kompanitë me aksione të prurësit, ku nuk janë përdorur dokumente ligjërisht të vlefshme, si dhe nuk janë monitoruar në vazhdimësi për ndryshime të mundshme në strukturën e pronësisë.
Gjithashtu janë gjetur mangësi në plotësimin e të dhënave të klientëve biznes në sistem, si dhe të klasifikimit të klientëve sipas rrezikut, ku u konstatuan mangësi në kundërshtim me ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave.
Në lidhje me pastrimin e parave, Banka e Shqipërisë ka referuar se Vlerësimi i Integruar i Transfertave, rezultoi me rrezik të ulët për 3 subjekte, me rrezik mesatarisht të ulët për 2 subjekte (2 banka), me rrezik mesatarisht të lartë për 4 subjekte (4 banka) dhe me rrezik të lartë për 14 subjekte (10 banka dhe 4 IFJB).
Vlerësimi i integruar i transfertave përbëhet nga integrimi i dy vlerësimeve, vlerësimi i numrit të transfertave dalëse dhe hyrëse, si brenda dhe jashtë vendit, si dhe vlerësimit të vlerës së transfertave dalëse dhe hyrëse, si brenda dhe jashtë vendit.
Depozitat në total në rënie
Ndryshe nga tendenca e bizneseve, kursimet në sistemin bankar kanë shënuar në maj një tjetër rënie të fortë, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Në fund të muajit maj, stoku total i depozitave në lekë dhe në valutë zbriti në 968 miliardë lekë, duke rënë me gati 10 miliardë lekë, ose 1% në krahasim me muajin e mëparshëm (70% e rënies erdhi nga tkurrja e kursimeve në valutë). Ky është niveli më i ulët i depozitave që nga korriku i vitit 2015.
Në krahasim me fundin e vitit të kaluar, kursimet e shqiptarëve në banka janë ulur me 33.4 miliardë lekë, ose me rreth 250 milionë euro.
Kjo rënie për 5-mujorin ka ardhur si nga ulja e depozitave në lekë, ashtu dhe në valutë. Kursimet në lekë ranë me 15 miliardë lekë, ndërsa ato në valutë u reduktuan me 18.5 miliardë lekë.
Ndërsa tkurrja e depozitave në valutë ka dhënë efektin e zhvlerësimit të euros (që mesatarisht në pesë muajt e parë të vitit këmbehej me 130 lekë, nga rreth 135 lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia e depozitave në monedhën vendase ka ardhur kryesisht nga ulja e kursimeve të individëve me afat në lekë. Ulja e vazhdueshme e normave të interesit të depozitave, që erdhi pas politikës lehtësuese monetare të Bankës së Shqipërisë për të ulur koston e parasë dhe për të nxitur investimet, ka bërë që individët të mos i shohin më bankat si një alternativë fitimprurëse për të depozituar kursimet e tyre. Teksa norma bazë e Bankës së Shqipërisë u ul nga 5.25% në shtator 2011 në rreth 1% aktualisht, edhe interesat e depozitave kanë zbritur në më pak se 1% për kursimet vjetore. Në kërkim të fitimeve më të mëdha, individët kanë kaluar në investime më afatgjata, apo në blerjen e letrave me vlerë të qeverisë.
Kursimet në valutë vijojnë të dominojnë, duke përbërë 52.6% të totalit të depozitave që kanë shqiptarët në fund të muajit maj. Në nëntor të vitit 2015, për herë të parë depozitat në valutë (ku dominon euro) për herë të parë i kaluar ato në lekë dhe kjo tendencë ka vijuar të bëhet më e fortë dhe pavarësisht strategjisë së Bankës së Shqipërisë për të ulur nivelin e përdorimit të euros në ekonomi, monedha e përbashkët vijon të mbetet e preferuara e kursimtarëve. (Monitor)
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56