Flash News

KRYESORE

Peleshi nga pikat e grumbullimit të matrikullimit të bagëtive: Kush plotëson standardet merr 250 milionë lekë

Peleshi nga pikat e grumbullimit të matrikullimit të bagëtive:

Një skemë lehtësuese është ndërmarrë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku nga 150 lekë që paguhej më parë për matrikullimin e bagëtive të imta, tashmë bujqit do të paguhen 500 lekë, ndërsa për matrikullimin e bagëtive të trasha tarifa do të shkojë 2000 lekë.

Për ta parë më nga afër funksionimin e skemës ka në qenë ditën e sotme në Durrës, ministri Peleshi dhe kryeministri Rama.

Sipas Peleshit, në fokus janë gjithmonë pikat e grumbullimit dhe arritja e standardeve të sigurisë të kërkuara. Për çdo pikë që i plotëson këto standarde do të jepen plotë 25 milionë lekë ka thënë ministri.

Matrikullimi, sipas tij, do të jetë një garanci më shumë për kontrollin e plotë të gjësë së gjallë, me vaksinime, regjistra dhe statistika.

 

Të fundit