Flash News

KRYESORE

Përflitet për lidhjet e së shkuarës, Selena Gomez tregon se çfarë mendon për ish-të dashurit

Selena Gomez është gjithnjë në qendër të mediave rozë, edh ekur nuk ka një projekt muzikor apo edhe kur nuk ka një "lidhje a ndarje" sentimentale. Vetëm para disa ditësh, ajo u bë dy herë lajm për shkak të Justin Bieber, ish-dashurisë së saj të parë, një nga marrëdhëniet më të diskutuara në botën e showbizz-it.

Teksa ka folur për më shumë detaje për linjën e saj të kozmetikës, Selena Gomez ka treguar edhe disa detaje lidhur me jetën e saj private përballë artistit të ‘makeup-it’, Nikkie De Jager.

Këngëtarja ka treguar se periudha në karantinë ka qenë e vështirë dhe se ndjekësit e kanë marrë shumë seriozisht deklaratën se ajo do një të dashur:

“Të gjithë ish-të dashurit e mi mendojnë se unë jam e çmendur, por nuk më intereson.”

Kujtojmë se Selena ka qenë në një lidhje me Justin Bieber, The Weeknd, Nick Jonas, por që ndër më të përfolurat ka qenë dhe vazhdon të jetë ajo me Justin Bieber.

"Do ta dua gjithmonë", Justin Bieber kapet duke parë emisionin e Selena Gomez

I përmendi ish të dashurës emrin në klip, fansat acarohen keq: Është 2020-ta dhe Justin e ka ende emrin e Selena Gomez në gojë

Të fundit