Flash News

KRYESORE

Përfundon pas katër orësh mbledhja e Këshillit Politik: Asnjë konsensus mes palëve, PS minoi reformën zgjedhore

Përfundon pas katër orësh mbledhja e Këshillit Politik:

Pas katër orësh ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për "Zgjedhoren". 2 anëtarët e opozitës, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë dalë nga tryeza e Këshillit Politik të indinjuar në lidhje me gjithë diskutimet.

Oerd Bylykbashi: Të gjitha propozimet tona janë refuzuar, opozita për momentin nuk ka të pranuar asnjë propozim që mundësojnë që vota të numërohet siç është hedhur pa u manipuluar. Një rinumërim në KQZ të një kutie të manipuluar të mbushur është një tallje me shqiptarët. Ne synojmë të ndërpresim rrugën vjedhjes së votës, këtë llogari duhet të japë PS para shqiptarëve.

Petrit Vasili: PS nuk heq dorë nga modeli i 30 Qershorit. I gjithë modeli i socialistëve është vetëm legjitimimi i eksperimentit të 30 qershorit, ku numëruesit dhe komisionarët të bëhen me ligj. Të votojnë njerëzit se votat i numërojmë ne është qëndrimi i PS. Sepse normal dhe korrekt nuk i fiton kurrë zgjedhjet, por do të marrë e të vjedhë vota në tavolinë si i mbyturi në një fije bari. Ajo që opozita ka vendosur pa kthim është asnjë centimetër më poshtë nga standardet të cilat ekzistojnë dhe të hyjmë në një rrugë që nuk ka ekzistuar kurrë as kur PS ka qenë në opozitë që ka kërkuar këto standarde. Ka vetëm një strategji të PS-së, ta rrënojë dhe minojë reformën zgjedhore, të shkojë drejt miratimit të njëanshëm të reformës zgjedhore dhe të bëjë sikur harron se 3 çështje të mëdha në 15 kushtet e BE janë reforma zgjodhore, implementimi i saj dhe ndëshkimi i krimit elektoral.

 

Të fundit