Flash News

KRYESORE

Përfundon seanca ndaj Zaganjorit: Paraqita 10 prova të reja, sqaron rastin e dy dosjeve që nuk po shqyrtohen nga Gjykata e Lartë

Përfundon seanca ndaj Zaganjorit: Paraqita 10 prova të reja, sqaron

Ka përfunduar seanca në KPA ndaj kreut të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Ai paraqiti sot edhe 10 dokumente të tjera të cilat janë marrë në shqyrtim nga Komisioneri Publik.

“Rreth të njëjtave argumente sillen faktet, krahas 23 dokumenteve sot paraqita edhe 10 të tjera. Shpresoj që Komisioneri Publik t’i marrë parasysh”, tha Zaganjori.

Në lidhje me dy ekstradime të dy personave që rrezikojnë të lirohen për shkak se dosjet e tyre nuk po merren në shqyrtim nga Gjykata e Lartë, Zaganjori tha se për këtë ka njoftuar Kolegjin e Lartë.

“Nuk i kam llogaritur afatet të them të drejtën por për këtë kam njoftuar edhe Kolegjin e Lartë. Zgjedhja e 4 anëtarëve të rinj do t’i jepte frymëmarrje gjykatës”, tha kreu i Gjykatës së Lartë.

Të fundit