Flash News

KRYESORE

Përgjigjja e Rusisë ndaj Tiranës mund të nxjerrë jashtë funksionit Ambasadën shqiptare në Moskë

Përgjigjja e Rusisë ndaj Tiranës mund të nxjerrë

Pas vendimit të Tiranës për të dëbuar dy diplomatë rusë për shkak të helmimit të ish-spiunit në Britaninë e Madhe, një reagim i ngjashëm parashikohet të vijë edhe nga Rusia.

I pyetur nga ‘TCH’ nëse duhet të presim dëbimin e diplomatëve shqiptarë nga Moska, Bushati tha: “Do të duhet që të presim me qetësi se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim”.

Por nëse Moska vendosë të dëbojë dy diplomatë shqiptarë, atëherë Ambasada e Shqipërisë rrezikon të dalë jashtë funksionit. Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo deklaroi në ‘Studio e Hapur’ se largimi i mundshëm i dy diplomatëve do të thotë që Ambasada jonë të humbasi më shumë se 70% të stafit të saj, për shkak të numrit të vogël të personelit që ka.

Edhe vendimi për dëbimin e dy diplomatëve rusë e ka dëmtuar Ambasadën e Rusisë në Tiranë, pasi stafi i saj lëviz nga 10 deri në 12 persona.

Ish-ambasadori shqiptar në Moskë: Dëbimi i dy diplomatëve, mesazh për aleatët tanë

Shpallja ‘non grata’ e rusëve, Ngjela: Ambasadori është kukull përpara dy të dëbuarve. Ky është shteti tjetër i fuqishëm që ka ndërhyrë në punët e Shqipërisë

Të fundit