Flash News

KRYESORE

Përkeqësohet shëndeti i Boris Johnson, vendoset në terapi intensive

Përkeqësohet shëndeti i Boris Johnson, vendoset në terapi

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson është vendosur në kujdes intensiv në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore, për shkak të koronavirusit, është përkeqësuar, tha Dowing Street. Kryeministri, 55 vjeç, u shtrua në Spitalin “St Tjhomas” në Londër me “simptoma të vazhdueshme” të dielën. Zëdhënësi tha se ai ishte zhvendosur me këshillën e ekipit të tij mjekësor dhe po merr “kujdes të shkëlqyeshëm”.

Në një deklaratë thuhet: "Që nga e diela në mbrëmje, Kryeministri ka qenë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin St Thomas ', në Londër, pasi u pranua me simptoma të vazhdueshme të koronavirusit.

"Gjatë kësaj pasdite, gjendja e kryeministrit është përkeqësuar dhe, me këshillën e ekipit të tij mjekësor, ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv në spital." Deklarata vazhdoi: "Kryeministri po merr kujdes të shkëlqyeshëm, dhe falenderon të gjithë stafin mjekësor për punën e madhe dhe përkushtimin e tyre."

https://politiko.al/u-shtrua-ne-spital-me-covid-19-flet-kryeministri-i-britanise-jam-mire-po-bej-disa-teste-rutine/

Të fundit