Flash News

KRYESORE

Përplasje mes anëtarëve të PS-së dhe PDIU-së në bashkinë e Dibrës, kryebashkiaku Rama: Janë 4 të dëmtuar

Në mbledhjen e anëtarëve të bashkisë së Dibrës ditën e sotme ka ndodhur një përplasje mes socialistëve dhe anëtarëve të PDIU-së. Si pasojë sherri ka degraduar në ofendime dhe në grushte. Policia shoqëroi në komisariat kryebashkiakun Muharrem Rama dhe 12 punonjësit.

Rama në një lidhje telefonike me News 24 është shprehur se shkak i sherrit janë bërë anëtarët e PDIU-së.“Anëtarët e PDIU-së kanë dëmtuar zyrat e bashkisë. 4 të dëmtuar ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Do të ndiqen të gjitha procedurat policore”, u shpreh më tej Rama.

Të fundit