Flash News

KRYESORE

Personi që kërkon arrestimin ulet në krah të Tahirit, deputetët e PS dhe PD hedhin poshtë kërkesën e fundit të prokurorit

Personi që kërkon arrestimin ulet në krah të Tahirit,

Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj është ulur në krah të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe avokatit të këtij të fundit, gjatë seancës në Këshillin e Rregullores, ku do të vendoset për imunitetin.

Hajdarmataj është prokurori që ka firmosur kërkesën për arrestimin e Tahirit, ndërkohë në fillim të mbledhjes, ai kërkoi që mbledhja e Këshillit të zhvillohet me dyer të mbyllura, por kërkesa nuk gjeti mbështetje te mazhoranca dhe opozita.

Deputeti Enkelejd Alibeaj kërkoi që të ketë një gërshetim të dy kërkesave, ku fillimisht të bëhen publike për qytetarët provat e prokurorisë dhe më pas mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura për ato prova që cënojnë hetimin.

Ky qëndrim u mbështet edhe nga deputeti i PS, Ulsi Manja.

Të fundit