Flash News

KRYESORE

Pipero: Një pacient me Covid te Infektivi shkroi amanetin dhe tentoi vetëvrasjen

Pipero: Një pacient me Covid te Infektivi shkroi amanetin dhe tentoi

Mjeku i spitalit Infektiv Pëllumb Pipero ka deklaruar se në fund të vitit tjetër mund të kemei vaksinën, ndaj do vihet nën kontroll virusi COVID-19, ndërsa totalisht sipas tij do zgjasë dy vite e gjysëm.

Përveç dy vetëvrasjeve te "Shefqet Ndroqi", Pipero rrëfeu se një tentativë e tillë e një pacienti me COVID-19 ka ndodhur dhe te spitali Infektiv.

“1 vit e gjysmë. Totalisht do zgjasi 2-2 vite e gjysmë. Nëse virusi pëson mutacion, mund të ketë ndryshime të tjera. Në fund të vitit tjetër mund të ketë vaksinë, ndaj do vihet nën kontroll virusi. Ankthi është aleati më i madh i këtij virusi. Kjo sëmundje ka shumë të papritura, sikundër mund të bëjë infarkt miokardi… Unë mund t’ju them eksperiencën me një pacient tim, i cili shkroi amanetin dhe tentoi edhe tek ne (vetëvrasjen). Këshilla ime e vetme është që të mos e përjetojnë sëmundjen si një dramë, por si një sëmundje e zakonshme brenda të jashtëzakonshmes së saj. Të mos bien në panik, të mos kenë frikë. Bashkë me mjekun mund ta kalojmë shumë më lehtë sëmundjen. Kam qenë dhe do jem kundër një mbyllje të dytë, kundër një karantinimi të dytë. Unë mbylljen nuk e quaj zgjidhje, do jem kundër saj derisa kohë të pyetem a të flas”, tha Pipero në "Zonë e Lirë".

Të fundit