Flash News

KRYESORE

Pique mërzit tifozët: Barcelona nuk është favorite sivjet

Pique mërzit tifozët: Barcelona nuk është favorite sivjet

Gerard Pique sot foli para ndeshjes me Napolin në Champions League, duke theksuar se katalanasit sivjet nuk janë favoritë për fitimin e trofeut europian.

“Sezonet e kaluara jemi përmendur më shumë si favoritë, por këtë vit nuk e di se sa mundësi kemi. Gjëja kryesore është që t’i marrim ndeshjet dhe pa presion. Fillimisht duhet të kalojmë Napolin", ka deklaruar mbrojtësi.

"Ndoshta nuk dukemi edhe aq të fortë për momentin, por gjërat do të shkojnë mirë me kalimin e javëve. Do të rritemi nga ndeshja në ndeshje", ka shtuar Pique.

Të fundit