Flash News

KRYESORE

"Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes Ekonomike", Tabaku publikon videon: Rama e pagëzoi si gënjeshtrën e rradhës

"Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes Ekonomike", Tabaku

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka publikuar së fundmi një video me disa sekuenca të deklaratave të  kryeministrit Edi Rama, lidhur me shpalljen e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes ekonomike.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tabaku thekson se edhe pse është folur shumë për këtë plan, asgjë nuk është bërë nga ana e qeverisë.

Sipas saj, askush nuk pret më asgjë nga kryeministri, i cili nuk kursen askënd, në shërbim të oborrit të tij, mbjellë me gënjeshtra, premtime boshe dhe korrupsion.

Postimi i plotë:

Kolona e gënjeshtrave dhe mashtrimeve vijon!

E frikshme se si një kryeministër shpik një program dhe e pagëzon si “Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes Ekonomike” vetëm për ta instrumentalizuar si gënjeshtrën e radhës.

Askush nuk pret më asgjë nga ky sharlatan i pacipë që nuk kursen askënd, në shërbim të oborrit të tij, mbjellë me gënjeshtra, premtime boshe dhe korrupsion.

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/videos/673316246931328/

Të fundit