Flash News

KRYESORE

“Po falimentojmë”, Basha takim me bizneset e vogla: Qytetarët e kuptuan se e keqja vjen nga Rama

“Po falimentojmë”, Basha takim me bizneset e vogla:

Kryedemokrati Lulzim Basha takoi sot pronarë biznesesh të vogla në zonën e Xhamllikut dhe të Brrylit në Tiranë.

Ata ju ankuan se nuk kanë marrë ende pagën e luftës, e se taksat, e se janë të shumta humbjet e xhirove nga izolimi dhe faturat për ujin dhe dritat.

Kryedemokrati Basha ju ka premtuar mbështetje dhe takimin me ta e ka pasqyruar në Facebook ku thekson se qytetarët e kanë kuptuar se qeveria Rama është e keqja e vendit.

“Gjendja e bizneseve bëhet çdo ditë e më keq.Nuk ka xhiro, nuk ka konsum, nuk ka parà, sepse kjo qeveri nuk i ka në llogari ata që punojnë me ndershmëri. “Po falimentojmë”, është ajo që dëgjova më shpesh sot nga pronarët e bizneseve të vogla në njësinë 3 në kryeqytet.

Është njësoj keq kudo. Në Tiranë, në Durrës, në Shkodër, në Vlorë, në Korçë. Në çdo cep të Shqipërisë bizneset po mbyllen, papunësia po rritet dhe numri i familjeve në varfëri është shtuar.

Biznesi dhe ekonomia nuk mbahen dot në këmbë as me urdhrat e facebook-ut të Edi Ramës, as me gënjeshtrat e tij. Paketa e parë ishte një gënjeshtër. Një ndihmë qesharake, që nuk mbulon as taksat apo tarifat e rritura lokale, as faturat e larta afrofe të energjisë dhe të ujit. Paketa e dytë ishte gjithashtu një gënjeshtër, më pak se rroga minimale për 2 muaj e gjysëm mbyllje e detyruar e biznesit dhe bashkë me të, mbyllja e vendit të punës.

Sot qytetarët e kanë kuptuar se kjo qeveri dhe kryeministër është e keqja e vendit, e keqja e ekonomisë, është barra më e rëndë për ta”, shkruan Basha.

Të fundit