Flash News

KRYESORE

Policia greke aksion në tre qytete, mes të arrestuarve shqiptarë dhe dy punonjës policie

Policia greke aksion në tre qytete, mes të arrestuarve shqiptarë

Policia greke ka nisur një operacion për goditjen e një organizate kriminale shqiptaro-greke të trafikut të kokainës dhe drogave të tjera.

Operacioni po zhvillohet në Athinë, Trikalla dhe Grevena ndërsa mediat greke raportojnë se janë lëshuar 11 urdhër arreste, nga te cilat janë ekzekutuar 9 deri tani për shtetas shqiptarë dhe grekë.

Mediat greke bëjnë të ditur se mes personave në kërkim është edhe një shtetas shqiptar i cili konsiderohet si tepër i rrezikshëm. Mes të arrestuarve janë edhe dy punonjës policie ndërsa janë sekuestruar gjatë operacionit sasi droge dhe armë.

Të fundit