Flash News

KRYESORE

Policia kap 5 emigrantë të paligjshëm në Korçë dhe Pogradec

Policia kap 5 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia kufitare e Korçës ka ndaluar tre emigrant të paligjshëm përgjatë kufirit shqiptaro-grek. Mësohet se emigrantët janë me origjinë siriane dhe algjeriane.

Ndalimi i tyre u bë pranë fshatit Trestenik dhe pas intervistimit dhe kryerjes se procedurave nga policia kufitare, janë kthyer  sërish në Greqi.

Po gjatë ditës së sotme në Pogradec janë ndaluar edhe dy emigrantë të paligjshëm, të cilët kishin hyrë ilegalisht përmes kufirit të gjelbër.

Ata u kanë shpëtuar kontrolleve të policisë së Devollit, por janë ndaluar nga policia e Pogradecit në përpjekje për të gjetur një mjet transporti, për të udhëtuar drejt Tiranës, me destinacion final Malin  e Zi.

Të fundit