Flash News

KRYESORE

‘Politico.eu’: Kritikët e Shqipërisë kundërshtojnë negociatat për shkak të krimit dhe korrupsionit

‘Politico.eu’: Kritikët e Shqipërisë

Media evropiane ‘Politico.eu’  rendit të paktën dy arsye themelore përse disa shtete të Bashkimit Evropian, të udhëhequra nga Franca, kundërshtojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë, por edhe me Maqedoninë e Veriut, në muajin qershor.

Sipas kësaj media, skeptikët argumentojnë se BE nuk duhet të vijojë zgjerimin deri sa përmbyllë procesin e brendshëm të reformimit, ndërsa arsye tjetër lidhet me korrupsionin dhe krimin e organizuar në shtetet ballkanike.

“Kritikët gjithashtu kanë nënvizuar (si arsye) korrupsionin, krimin e organizuar dhe varfërinë në vendet e Ballkanit pas luftërave të viteve 1990, duke ngritur frikën se se zgjerimi do të importojë më shumë nga këto probleme brenda BE-së”, shkruan ‘Politico.eu’

Ndërkohë që në shkrim thuhet se Shkupi ka mundësi më të mira për të marrë dritën jeshile për negociatat, theksohet gjithashtu se skeptikëve në Bruksel ‘po u jepet një dorë’ kundër Shqipërisë nga klima e paqëndrueshme politike në vendin tonë.

Të fundit