Flash News

POLITIKOFF

4 muaj pasi sollën në jetë fëmijën e tyre të parë, Joe dhe Sophie gati për të dytin

4 muaj pasi sollën në jetë fëmijën e tyre të

 

Joe Jonas dhe Sophie Turner janë bërë prindër për herë të parë në muajin korrik. Sophie që njihet për rolin e saj si "Sansa Stark" në 'Game of Thrones', solli në jetë vajzën e saj, të cilën e pagëzuan me emrin Ëilla.

Ende nuk është publikuar asnjë foto e vajzës së tyre të vogël dhe çifti është munduar që edhe shtatzëninë ta mbajë larg vëmendjes mediatike.

Por mesa duket, dyshja po e pëlqen aq shumë prindërimin sa janë gati dhe për fëmijën e dytë. Një burim pranë çiftit ka thënë për 'Us Weekly' se Sophie dhe Joe po planifikojnë të zgjerojnë familjen e tyre:

“Joe dhe Sophie po tentojnë të bëjnë një tjetër fëmijë. Ata janë shumë të lumtur për zgjerimin e familjes së tyre. Ata janë afruar akoma më shumë bashkë pas lindjes së vajzës dhe dëshirojnë të kenë një familje të madhe."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sophie Turner (@sophiet)

Të fundit