Flash News

POLITIKOFF

5 ngjyrat që do të dominojnë në pranverë – verë 2021

5 ngjyrat që do të dominojnë në pranverë –

Ikonat e modës kanë nisur prej kohësh të publikojnë disa prej tendencave më të rëndësishme të vitit 2021 që do të jenë në qendër të vëmendjes në muajt e ardhshëm. Po ne sot po merremi posaçërisht me ngjyrat që do të dominojnë në pranverë – verë 2021.

Ndërsa sezoni pranverë – verë 21 është, pa dyshim, i ndryshëm nga çdo vit tjetër sa i përket modës, duke pasur parasysh edhe klimën aktuale (me distanca shoqërore dhe më pak takime intime), koleksionet e reja të markave të njohura nuk kanë munguar të prezantohen.

Në fakt, tendencat e kësaj pranvere do të jenë të gjalla, të injektuara nga nevoja për më shumë energji, frymëzim, motivim e për shumë pozitivitet.

Me gjithë këto gjëra në mendje, hidhuni një sy këtyre trendeve dhe ngjyrave që do të dominojnë gjatë sezonit të ngrohtë pranverë – verë 2021. Filloni të provoni këto tendenca ngjyrash dhe gjeni veten mes tyre.

Nuanca e së verdhës, e cila vjen më e butë në ditët me diell, do të jetë një prej ngjyrave mbizotëruese të sezonit të ngrohtë.

5 ngjyrat që do të dominojnë në pranverë –

Një nga tendencat më të forta të këtij sezoni do të jetë edhe kjo nuancë rozë. Ngjyra e theksuar vjen në një larmi nuancash, por neoni dhe një ngjyrë më pastel do të jenë dominuese.

5 ngjyrat që do të dominojnë në pranverë –

Kjo ngjyrë tërheqëse është një lloj e kuqeje e purpurt dhe është kthyer në trend që nga koleksionet e Isabel Marant. Ka nuanca të larmishme të lejlasë (disa që anojnë më shumë nga vjollca, disa më shumë nga roza ose nga e kuqja).

5 ngjyrat që do të dominojnë në pranverë –

Portokallia ka ekzistuar për disa sezone dhe është kthyer sërish këtë pranverë. Pavarësisht se duket të jetë pak më e guximshme, kjo nuancë do t’ju bëjë gjithmonë të tërhiqni vëmendjen.

5 ngjyrat që do të dominojnë në pranverë –

E njihni, me siguri, ngjyrën e topit të tenisit apo jo? Një lloj neoni në të verdhë dhe jeshile… Epo, siç theksuan dizajnerët nga Balmain te David Koma, kjo ngjyrë e mrekullueshme do të dominojë edhe në tendencat e pranverës. Prandaj, bëhuni gati.

5 ngjyrat që do të dominojnë në pranverë –

Të fundit