Flash News

POLITIKOFF

A ndikoi ish-mesfushori i Barcelonës në ndarjen e Shakira-s dhe Pique-s

A ndikoi ish-mesfushori i Barcelonës në ndarjen e Shakira-s dhe

Mesfushori aktual i LA Galaxy dhe ish-shoku i skuadrës së Barcelonës i Gerard Pique, Riqui Puig, është pjesë e arsyes pse mbrojtësi u nda me ish-partneren e tij Shakira. Pique u njoh me të dashurën e tij aktuale, Clara Chia, nga Puig dhe i riu spanjoll e shoqëronte rregullisht Pique gjatë netëve në Barcelonë, gjë që çoi në prishjen e marrëdhënies afatgjatë me Shakirën.

A ndikoi ish-mesfushori i Barcelonës në ndarjen e Shakira-s dhe

E dashura e Puig ishte Gemma Iglesias dhe rezulton se ajo ishte një mike e Chia. Ajo e prezantoi Pique-n me Chia-n gjatë një nate jashtë. Pasi Shakira konfirmoi tradhtinë e partnerit të saj, përmes detektivëve, këngëtarja vërtetoi se partneri i saj kishte një lidhje që para datës 4 qershor, kur u zyrtarizua ndarja. Në fakt, ka dëshmi vizuale të tyre së bashku që datojnë që nga muaji shkurt.

A ndikoi ish-mesfushori i Barcelonës në ndarjen e Shakira-s dhe

Gazetari dhe paparaci Jordi Martin zbuloi Pique dhe Puig kanë hartuar një strategji për të shmangur paparacët kur shkojnë në lokalin 'La traviesa'. Sipas emisionit El Gordo y la Flaca të Jordi Martin dhe Univision, nuk ishte aspak rastësi prezantimi i Pique dhe Chia.

"Pique ka një shok të ngushtë. Klara ishte në lidhje me vëllain e atij shokut të Pique. Që kur u takuan, ai u dashurua me vajzën. Ata shkëmbyen numrat e telefonit, në fillim u takuan fshehurazi. Pastaj ai jo vetëm që ia merr të dashurën vëllait të shokut më të ngushtë, por edhe e pushon nga Kosmos, dhe punëson vajzën”.

Të fundit