Flash News

POLITIKOFF

Banorët lidhen direkt me Top Albania Radio, Iliri përlotet me përshëndetjen që i bëri bashkëshortes

Banorët lidhen direkt me Top Albania Radio, Iliri përlotet me

Sot pasdite, Top Albania Radio është lidhur direkt me finalistët e "Big Brother Albania" - në ditën e të dashuruarve, që është dhe 25 vjetori i kësaj radioje po ashtu. Banorët kishin mundësinë të bënin përshëndetjet e tyre live dhe të zgjidhnin këngët e preferuara dhe se kujt ia dedikonin, si dhe të lidheshin edhe me fansat.

Iliri zgjodhi që përshëndetjen e tij ta bënte për bashkëshorten, Emuanuelën me këngën e artistit italian,  Riccardo Cocciante, me këngën "Ama e cambia il mondo".

Banorët lidhen direkt me Top Albania Radio, Iliri përlotet me

"'Ama e cambia il mondo' do të thotë "Dashuro dhe ndrysho botën". Është një super këngë e Romeos dhe Zhuljetës. Emanuela është nga Verona, kështu që unë dedikim më të bukur nuk mund t`i bëja. Dhe është një ndër këngët e musical-eve të mia të preferuar. Dhe ia dedikoj me gjithë zemër."

Teksa Iliri vendosi ta shijojë këtë këngë i ulur, me jastëkun me foton e Emanuelës dhe bijës së tyre, Emily, Iliri u prek dhe u përlot.

Ditët e fundit Iliri është parë shumë melankolik dhe pavarësisht karakterit të tij të fortë, kur bëhet fjalë për familjen dhe njerëzit që ai do, balerini shqiptar përlotet dhe preket. Ky moment, sigurisht që ka prekur dhe Emanuelën, e cila është një nga ndjekëset më të rregullta të programit dhe komenton shpesh herë në faqen e Instagramit.

Poshtë postimit të faqes së BBV, Emanuela ia kthen dedikimin Ilirit me komentin: "Të dua."

Banorët lidhen direkt me Top Albania Radio, Iliri përlotet me

Të fundit