Flash News

POLITIKOFF

Banorëve u komunikohet për tërmetin në Turqi dhe Siri, tronditen nga lajmi dhe pamjet e rënda

Banorëve u komunikohet për tërmetin në Turqi dhe Siri,

Vetëm pak më parë ka nisur ‘Prime-i’ i mbrëmjes së sotme dhe menjëherë Arbana ka dhënë lajmërimin për një vendim të rëndësishëm që Vëllai i Madh ka marrë në lidhje me banorët dhe informacionet nga jashtë. Tërmeti që ndodhi në Turqi dhe Siri, ku deri më tani ka kaluar 25 mijë viktima ka tronditur mbarë botën.

Produksioni ka vendosur që tua komunikojë këtë lajm banorëve me qëllimin për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Banorët u përballën për herë të parë me një informacion nga jashtë dhe kjo ka tronditur jo pak banorët, të cilët shpërthyen në të qara dhe momente emocionale, sidomos Valbona, Olta dhe Diola - të cilat janë dhe nëna.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Ky komunikim, në rrjetet sociale është konsideruar si shumë i rëndë dhe se traumat do të ndjekin banorët për shumë kohë. Në rrjet, produksioni i BBV po merr shumë kritika për shkak të mënyrës se si u tregua e gjithë ngjarja për banorët dhe madje u hodhën dhe akuza se kjo po përdoret politikisht.

Të fundit