Flash News

POLITIKOFF

Bujar Qamili rrëfen betejën me Covid-19: Djali më tha që kam qendruar 21 ditë në koma, ku dyshoj se e mora

Bujar Qamili rrëfen betejën me Covid-19: Djali më tha që kam

Këngëtari i mirënjohur shkodran Bujar Qamili ka treguar betejën e tij me virusin COVID-19, eksperiencën më të vështirë shëndetësore në jetën e tij.

Në një lidhje Skype nga Italia për “Wake Up”, Bujar Qamili beson se virusin e ka marrë në një festival në Shqipëri, ndërsa bën me dije se ka qenë për 21 ditë në koma. Këngëtari e ka kaluar tashmë dhe shprehet se ndihet shumë mirë.

“Erdha në Itali ku jam aktualisht për pushime, por më filluan problemet e veshkave. U shtrova në spital për 10 ditë, u bëra mirë dhe dola nga spitali. Kur dola nga spitali, më edhi një ftesë nga disa miq për organizimin e një koncerti. Unë sakrifikova dhe shkova në Tiranë të koncerti ‘Këngë Moj’. Pas provave u nisa drejt Milanos dhe ndjeva lodhja. Filloi temperatura pastaj, deri në 39 dhe s’kishte më kuptim të qëndroja në shtëpi. Kam shkuar në spital dhe të nesërmen në mëngjes, kur erdhi djali për të më parë më tha: ‘babë mjekët thonë që ke marrë virus dhe do qëndrosh në spital. Pas 4-5 ditësh gjendja u përkeqësua. Djali më tha ke qëndruar 21 ditë në koma. Tani jam jashtëzakonisht mirë”, u shpreh Bujar Qamili.

Të fundit