Flash News

POLITIKOFF

Cila është e vërteta e "takimit misterioz" mes Angelina Jolie dhe The Weeknd

Cila është e vërteta e "takimit misterioz" mes Angelina

Angelina Jolie dhe The Weeknd u panë disa herë duke darkuar bashkë, më saktë u kapën dy herë nga paparacët dhe fansat menjëherë aluduan se dyshja janë në një lidhje. Dhe asnjëri prej tyre nuk i adresoi këto thashetheme, as i konfirmoi dhe as nuk i mohoi.

Një burim ekskluziv për E!News zbulon se nuk ka asgjë romantike mes tyre.

“Ata nuk janë në lidhje”, thotë burimi. “Të dy kanë interesa të përbashkët dhe po shoqërohen për të ndarë idetë e tyre me njëri tjetrin dhe të kuptojnë se çfarë mund të sajojnë”.

Më tej  burimi shtoi se “Së fundmi kanë folur për t’u partnerizuar në disa projekte humanitare së bashku. Ata pëlqejnë të flasin për filma dhe artin”. 

Të fundit