Flash News

POLITIKOFF

‘Daily Mail’ jehonë lidhjes së re të Princ Lekës: Mirëpret të dashurën e re 7 muaj pas divorcit

‘Daily Mail’ jehonë lidhjes së re të Princ

Princ Leka dhe fotografja Blerta Celibashi kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre të shumëpërfolur. Dyshja u pa në një darkë gala që synonte forcimin e lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptarë dhe amerikanë të hënën.

Ky zyrtarizim vjen 7 muaj pasi princ Leka dhe Elia Zaharia i dhanë fund martesës. Ish-bashkëshortët kanë një vajzë, princeshën Geraldina, 4 vjeç.

Leka dhe Blerta kanë shfaqur një pamje romantike në imazh dhe janë kapur për dore duke buzëqeshur drejt kamerës.

'Mirënjohje për Anton Konstantin dhe David Alexander Jenkins për organizimin dhe organizimin e një darke të mrekullueshme gala në Carpathia Ëest Estate. Një mbrëmje kushtuar forcimit të lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptarë dhe amerikanë, nxitjes së bashkëpunimit dhe mbështetjes për kauza bamirësie', shkroi Princ Leka në faqen e tij zyrtare në Instagram.

Princ Leka dhe Elia Zaharia u vendosën në qendër të mediave pasi 7 muaj më parë, në rrjet qarkulloi një video nga një përplasje fizike mes dyshes. Princ Leka pretendoi se babai i Elias, Gjergj Zaharia, e kishte dhunuar dhe anasjelltas.

Çështja përfundoi në gjykatë ku Elia dhe Princ Leka u pajisën me urdhër mbrojtje.

Të fundit