Flash News

POLITIKOFF

Djali i kryebashkiakut të New York-ut konkurrent në “Kënga Magjike”

Djali i kryebashkiakut të New York-ut konkurrent në “Kënga

Jordan Colema, i njohur ndryshe me emrin artistic ‘Jayoo’, ka zgjedhur Shqipërinë për të ndjekur ëndrrën e tij të repit.

Coleman ose Jayoo performoi në skenën e ‘Këngës Magjike’ të mërkurën në mbrëmje me këngën e tij “Itsy Bitsy”. Coleman është djali i kryebashkiakut të New York-ut, Eric Adams.

Djali i kryebashkiakut të New York-ut konkurrent në “Kënga

26-vjeçari, i cili u bashkua festivalit për të promovuar talentin e tij në rep. Kryebashkiaku Adams nuk ka dhënë ende asnjë koment për performancën e të birit në Tiranë, sikurse raporton New York Post.

Më herët Adams nuk kishte qenë dakord që Coleman të bëhej pjesë e muzikës rap.

Coleman, i cili aktualisht punon në departamentin e filmit në Jay-Z's Roc Nation, ka muaj që po reklamon paraqitjen e tij të ardhshme në konkursin e këndimit në Ballkan.

“Po kërkoj të jem një artist ndërkombëtar rap, ky ishte një hap i madh në atë drejtim”, shkroi ai në një postim në Instagram pas performancës së tij të parë në shtator.  

Të fundit