Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipa e fejuar? Fansat zbulojnë unazën që ndezi spekulimet

Dua Lipa e fejuar? Fansat zbulojnë unazën që ndezi spekulimet

Këngëtarja shqiptaro-britanike, Dua Lipa, duket se i ka dhënë fund beqarisë! Sipas raportimeve nga The Sun, sensacioni i popit ka pranuar propozimin për fejesë nga aktori Callum Turner gjatë festës së Krishtlindjeve.

Në postimet e saj në Instagram më 25 dhjetor, ku shkruante “Shtëpi për pushime. Ju dërgoj të gjithëve kaq shumë dashuri”, fansat vërejtën një detaj që nuk u shpëtoi syve të tyre të mprehtë – një unazë diamanti në dorën e këngëtares.

Albumi i saj me foto dhe video nga pushimet e fundvitit, duke përfshirë momente intime si shijimi i akullores apo fryma festive e Krishtlindjeve, ndezi spekulime rreth fejesës.

Burime pranë çiftit konfirmojnë për mediat se çifti po planifikon ta zyrtarizojë këtë hap të rëndësishëm gjatë festave të Vitit të Ri.

Dua dhe Callum janë shumë të dashuruar dhe të bindur se e ardhmja e tyre është së bashku. Fejesa e tyre është një tjetër moment lumturie për Duan pas një viti të suksesshëm profesional,” deklaroi një burim për The Sun.

Adhuruesit e saj janë në pritje të detajeve të tjera nga çifti, që duket se po jeton një histori dashurie të përrallave!

Të fundit