Flash News

POLITIKOFF

E kritikuan se çon vajzën në shkollë me barkun jashtë, reagon Robert Berisha: Mos u merrni me fëmijë

E kritikuan se çon vajzën në shkollë me barkun

Një foto e Renee-së në ditën e parë të shkollës - vajzës së Robert Berishës dhe Nora Istrefit - është kthyer në një temë debati në rrjetet sociale. Kjo pasi Renne ishte veshur me barkun jashtë me një "crop" dhe mesa duket fansave nuk u është dukur shumë e pranueshme.

Sot, Roberti ka reaguar përmes një story në Instagram ku i drejtohet një faqeje Instragrami dhe shkruan:

“Kjo foto është bërë para lagjes ku jeton Renee e jo në ditën e parë të shkollës. Në shkollën ku shkon, është amerikane dhe kanë uniformë o ju që merreni me vipa të bllokut, me fëmijë mos u merrni për klikime se herën tjetër nuk ju bëj tag po….”, – shkroi Roberti i revoltuar.

E kritikuan se çon vajzën në shkollë me barkun

Të fundit