Flash News

POLITIKOFF

Eno Popin e rikthen në ekran politika

Eno Popin e rikthen në ekran politika

Nesër nis emisioni më i ri në Top Channel, i cili do të jetë nën moderimin e Eno Popit.

I ftuar sot në ‘Ftesë në 5’, Eno Popi tregoi se nesër do të rikthehet në ekran me ‘Kandidati’. Gazetari ndau disa detaje për formatin e ri, regjistrimet e të cilit kanë nisur prej disa javësh.

Ai tha ky format do të jetë i konceptuar mbi jetëshkrimin, profilin e punës, profilin personal, projektin politik, objektivat dhe ndryshimin që çdo kandidat ka në fokus për elektoratin e tij. Emisioni do të ketë një stil amerikan në realizim dhe përmbajtje.

Po ashtu, Eno tregoi se "Kanditati" do të jetë i regjistruar në formën e një interviste, ne terren, sipas çdo skenari që do të ndërtohet për kandidatin dhe do të xhirohet me secilin individ në qarkun, qytetin, zonën elektorale, ambientin e punës, zonën e banimit etj.

Të fundit