Flash News

POLITIKOFF

Ermal Meta nuk donte të bëhej baba për shkak të së shkuarës me të atin

Ermal Meta nuk donte të bëhej baba për shkak të së

Ermal Meta i është rikthyer sërish temës delikate të babait në një intervistë që ai ka dhënë për “Verissimo”. Këngëtari ka rrëfyer se për një kohë të gjatë nuk ka dashur të bëhet baba pikërisht prej së shkuarës së tij.

Ermal Meta nuk donte të bëhej baba për shkak të së

“Kam menduar për një kohë të gjatë që nuk doja të bëhesha baba. Nuk doja kurrë të rrezikoja që fëmija të mendojë për mua atë që kam menduar gjithmonë për babain tim. Kisha shumë frikë nga kjo gjë. Ka pak kohë tani, diçka brenda meje ka ndryshuar. Do t’ju thoja që po, do ta bëja, por nuk e di”, ka treguar Ermali.Ermal Meta nuk donte të bëhej baba për shkak të së

Silvia Toffani i kërkoi t’i rrëfente edhe një moment të 40 viteve të tij të jetës.

“Jam në të dyzetat. Ndihem mirë. Ishte një rrugëtim i bukur edhe i vështirë. Në muzikë shikon vetëm atë që bën në skenë, por pas saj ka shumë gjëra që nuk sheh. Këngët janë lule kur dalin, por shpeshherë rrënjët e tyre janë shumë të hidhura”, shtoi artisti.

Ermal Meta nuk donte të bëhej baba për shkak të së

Të fundit