Flash News

POLITIKOFF

Ervin Salianji rrëfen romancën me Grida Dumën: Është pjesa më e rëndësishme e imja

Ervin Salianji rrëfen romancën me Grida Dumën: Është

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur mbi jetën e tij personale dhe marrëdhënien me moderatoren Grida Duma.

Në një intervistë me gazetarin Ronaldo Sharka, Salianji e pranoi publikisht se lidhja me Dumën është një nga gjërat më të rëndësishme në jetën e tij.

“Është fat, padiskutim. Është edhe pjesë e krenarisë, por dhe e botëkuptimit, edhe e ndërtimit të gjithë asaj që unë jam. Siç e keni parë, e kam mbajtur aspektin personal përgjithësisht të kufizuar në diskutimet publike, por padiskutim që është pjesë e rëndësishme, pjesa më e rëndësishme e imja”,  u shpreh Salianji.

Çifti Salianji–Duma ka tërhequr shpesh vëmendjen e publikut dhe mediave, por të dy kanë zgjedhur të ruajnë privatësinë, duke e mbajtur marrëdhënien e tyre larg zhurmës mediatike.

  

Të fundit