POLITIKOFF

Çfarë ka ndodhur me efektiven që u dëmtua në protestë, Ina Nuka: Vazhdoj punën dhe jam fejuar

Çfarë ka ndodhur me efektiven që u dëmtua në

Efektivja e Policisë së Shtetit Ina Nuka, e cila u dëmtua në një nga protestat e opozitës, ka treguar për "Top Channel" se çfarë ka ndodhur me jetën e saj. Nuka tregoi se vijon punën në Polici si dhe përfundon studimet.

"Vazhdoj akoma në radhët e policisë së shtetit aktualisht jam dhe në marrdhënie pune edhe shkollë për shkak se jam edhe për vazhdimin e shkollës së lartë të hetimit të krimit", tha Nuka.

Kjo e fundit foli edhe për jetën private.

"Periudha pas ngjarjes e cila bëri bujë ishte e vështirë si për mua dhe për pjesëtarët e familjes sidomos për mamin pasi ajo edhe sot e kësaj dite më merr në telefon 20 herë në dite pyet “Si je? Ku je?” por u mbyll mirë nuk kisha probleme të mëtejshme sepse kur kemi vendosur të bëhemi polic kemi marrë parasysh të gjitha çfarë ka profesioni ynë. Jeta ime private… nuk jam më beqare jam e fejuar dhe jetoj bashkë me të", deklaroi efektivja.

Ditari politik

Të fundit