Flash News

POLITIKOFF

FOTO/ Dua Lipa dhe familja e saj pas Tiranës vizitojnë Krujën

FOTO/ Dua Lipa dhe familja e saj pas Tiranës vizitojnë Krujën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa prej ditës së djeshme ndodhet për vizitë në Shqipëri. Pas takimeve të djeshme në Tiranë, këngëtarja ka qenë sot në Krujë.

Dua ka vizituar Muzeun Historik dhe Etnografik të Krujës.. Ajo ka qenë e shoqëruar nga prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, si dhe motra dhe vëllai i saj i vogël.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale nga "Muzeu Historik dhe Etnografik, Krujë", familja Lipa shfaqet e buzëqeshur teksa këngëtarja mban një veshje tradicionale në dorë, e cila nuk dihet nëse i është bërë dhuratë.

FOTO/ Dua Lipa dhe familja e saj pas Tiranës vizitojnë Krujën

Të fundit