Flash News

POLITIKOFF

I dha fund jetës në burg, publikohet letra që shqiptarja i nisi Maria De Filippi-t: Të lutem më ndihmo

I dha fund jetës në burg, publikohet letra që shqiptarja i nisi

"Unë quhem Donatella Hodo, sapo kam mbushur 26 vjeç, kam origjinë shqiptare por jam rritur në Itali. Tani për fat të keq e gjej veten në burgun Montorio, përfundova këtu sepse kam pasur një fëmijëri dhe adoleshencë të vështirë me kaq shumë probleme, nuk pata forcë dhe iu dorëzova drogës…”, këto janë fjalët Donatella Hodo, e cila i është drejtuar Maria De Filipit, me një letër që e reja, e cila u vetëvra në burgun në Montorio, i kishte shkruar për t'i kërkuar ndihmë prezantueses italiane.

Pesë muaj pas vetëvrasjes së 27-vjeçares, e cila u vetëvra në qeli natën mes 1 dhe 2 gushtit duke thithur gaz nga soba, babai i Donatellës publikoi letrën që gjeti mes sendeve të së bijës. Në fjalët e shkruara më 10 tetor 2020 nga burgu Montorio dhe që nuk i janë dorëzuar kurrë prezantueses së njohur televizive, lexojmë:

“Maria të lutem, të lutem të më ndihmosh, dua të dal nga e gjithë kjo situatë, dua të lë drogën, por kam nevojë për dikë që të më japë një shans… Jam 26 vjeç, kam ende një jetë përpara, dua të qetësohem, të kem një të ardhme, të kthehem në familjen time të mrekullueshme…”.

Ajo kishte shkruar gjithashtu për djalin që i kishin marrë kur ishte vetëm 21 vjeç:

“Askush nuk më ndihmonte, më futën sërish në burg dhe e morën të voglin. Doja të vdisja… pse nuk ma lanë ëngjëllin tim të vogël, pse ma thyen zemrën kështu?" thuhet në letrën e publikuar nga Corriere della Sera - "Çdo ditë, tani, pyes veten se ku është, si është, çfarë ngjyre i ka sytë dhe ndihem fajtore që nuk kam mundur të bëj asgjë për të… Nuk do ta harroj kurrë. Kurrë".

“Maria, të kërkoj me zemër në dorë – vazhdon ajo – nëse ke ndonjë shans të më ndihmosh të kryej dënimin jashtë burgut, atëherë do të varet nga unë të dëshmoj se mund ta bëj... Të kërkoj më ndihmo, të më japësh një shans, mund të bëj shumë gjëra dhe mbi të gjitha kam gjetur vullnetin për të jetuar, për të kompensuar vitet e humbura, dua të mos shkatërroj veten me duart e mia. Ju dërgoj një përqafim dhe pres përgjigjen tuaj me gjithë zemër”.

Prezantuesja e Mediaset TV nuk e mori kurrë letrën, e cila u bë e ditur vetëm sot, e publikuar nga babai i 26-vjeçares, duke nënvizuar dramën e përjetuar nga vajza e tij, e cila kërkoi ndihmë për të filluar nga e para dhe për të ndryshuar jetën e saj.

Të fundit