Flash News

POLITIKOFF

Kastro Zizo rrëfen se ka qenë në prag të vdekjes nga alkooli dhe drogërat

Kastro Zizo rrëfen se ka qenë në prag të vdekjes nga alkooli

Pas një pauze të gjatë larg televizionit, Kastro Zizo do të rikthehet me dy projekte të reja.

Këto projekte ai i ka prezantuar teksa ka qenë i ftuar në ‘’Ditë pas dite’’, me Fjodora Fjorën ku dhe bëri rrëfimin e rrallë për momentin kur vendosi të ndryshonte dhe të largohej nga veset e këqija siç ishte abuzimi me alkoolin dhe drogërat.

Kastro tha se momenti kur vendosi të bënte ndryshimin në jetë ishte një natë kur kishte pasur probleme me shëndetin, më saktë me luhajtet e mëdha të tensionit, madje duke qenë edhe në prag të vdekjes. Me babain e tij pranë, ai kishte vendosur që për hir të familjes, bashkëshortes, fëmijëve e njerëzve të tjerë, por edhe për hir të vetes së tij, kishte marrë vendimin për t’i dhënë fund abuzimit dhe për t’i dhënë vete një shans të dytë.

Po ashtu ai tha se “shtylla” ku është mbështetur në periudhën e vështirë të largimit nga pijet alkoolike dhe drogërat ka qenë bashkëshrotja e tij Sara, e cila sipas Kastros ka ndër të tjera nerva të hekurta që arrin ta përballojë, por duke qenë mirënjohës që i ka qëndruar gjithnjë pranë. Nga ana tjetër artisti pranoi se është penduar gjatë kësaj kohe për ato cka ka bërë në kohën e abuzimit të tij, për dëmin që i ka shkaktuar personave rrotull dhe për dhunën psikologjike që kanë përjetuar.

Të fundit