Flash News
Plagoset me thikë i riu shqiptar në Itali, turistët i japin ndihmën e parë
Sali Berisha thirret në SPAK, pritet të njihet me akuzën
GJKKO shtyn për në 1 tetor seancën ndaj Talo Çelës
Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe egjiptianëve në Itali, 7 të plagosur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Krizë në çift apo për vëmendje?/ Çfarë po ndodh mes Heidit dhe Romeos
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë dy nga personazhet më të përfolur të momentit, veçanërisht pas thashethemeve se ata mund t’i kenë dhënë fund romancës së tyre.
Historia e tyre e dashurisë nisi gjatë kohës që të dy ishin pjesë e “Big Brother VIP Albania 3”, por duket se lidhja mes tyre ka arritur në një udhëkryq.
Spekulimet për një ndarje të mundshme nisën pasi Heidi nuk bëri asnjë urim publik për ditëlindjen e Romeos, gjë që ka ngjallur dyshime mes ndjekësve të tyre dhe ka ndezur thashethemet në rrjet.
Në një botë ku çdo detaj publik merret si një shenjë e rëndësishme, mungesa e një urimi nga Heidi u përkthye nga shumë si një tregues i një krize në marrëdhënien e tyre. Dhe ndërsa rrjeti zien me teori dhe aludime, Heidi duket se po qëndron larg vëmendjes publike.
Ajo nuk ka postuar asgjë në rrjetet sociale për një periudhë kohe, duke lënë ndjekësit dhe fansat të pyesin se çfarë po ndodh në të vërtetë.