Flash News

POLITIKOFF

Me shpejtësi tej normave të lejuara, i hiqet patenta Hatit të TikTok-ut

Me shpejtësi tej normave të lejuara, i hiqet patenta Hatit të

Dy personazhet e njohur të TikTokut, Hatixhe Brika dhe Jashar Stojku janë ndëshkuar nga policia rrugore me gjobë dhe heqje patente.

Shkak u bënë disa video të postuara nga Brika në rrjete sociale ku Stojku drejton një automjet me shpejtësi jashtë limiteve të përcaktuara.

Njoftimi i policisë

Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S si dhe shtetasen H.B e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Policia Rrugore Tirane (@policia.rrugore.tirane)

Të fundit