Flash News

POLITIKOFF

Çmimi "Nobel" për Paqen iu jepet dy gazetarëve

Çmimi "Nobel" për Paqen iu jepet dy gazetarëve

Çmimi "Nobel" për Paqen iu është dhënë dy gazetarëve, Maria Ressa dhe Dmitry Muratov si vlerësim për përpjekjet e tyre në mbrojtjen e lirisë e shprehjes, e cila është një parakusht për demokracinë dhe paqen e qëndrueshme.

Ressa është një gazetare dhe autore filipino-amerikan, bashkëthemeluese dhe CEO i Rappler. Për dy dekada, ajo punoi si reportere kryesore kërkimore në Azinë Juglindore për CNN.

Muratov është një nga themeluesit e gazetës së pavarur ruse "Novaja Gazeta", që është vlerësuar si më e pavarura sot në Rusi dhe me një qëndrim thelbësisht kritik ndaj pushtetit.

Çmimi "Nobel", i cili është dhënë 102 herë që nga viti 1901. Ai iu është dhënë i 25 organizatave, 17 grave dhe në dy raste është ndarë mes tre personave.

Të fundit