Flash News

POLITIKOFF

Moderatori shqiptar rrëfen pa komplekse: Kam bërë dy herë botox, nuk kam turp ta them

Moderatori shqiptar rrëfen pa komplekse: Kam bërë dy herë

Moderatori shqiptar, Bledi Strakosha, ka folur hapur rreth botox-in që ka bërë në fytyrën e tij. Ai njihet për natyrën e hapur që ka dhe që flet në publik për tema të cilat shpesh herë personazhet publike përpiqen t`i shmangin apo të mos i pranojnë.

Para disa javësh, ai ka publikuar në rrjetin e tij social, në “Instagram” një video ku ka treguar momentin kur ka bërë botox për herë të dytë. Siç rrëfeu edhe ai vetë, ndërhyrja ka qenë fare e lehtë, pa ia prishur atij portretin dhe as mimikën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BSM - Bledi Strakosha Media® (@bledistrakosha)

I ftuar tek "Rudina" në Tv Klan, Strakosha tha se nuk e ka aspak turp ta tregojë publikisht se ka bërë dy herë botox:

“Kam bërë dy herë botoks dhe nuk kam turp ta them. E kam bërë për të ndërhyrë pak në rrudhat e shprehisë në ballë dhe tek sytë. Unë kam edhe një problem, qeset poshtë syve. Më sugjeruan që t’i hiqja dhe ato, por nuk pranova, sepse doja ta njihja veten kur të dilja para pasqyrës."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BSM - Bledi Strakosha Media® (@bledistrakosha)

Të fundit