Flash News

POLITIKOFF

Ndahet nga jeta Kris Kristofferson

Ndahet nga jeta Kris Kristofferson

Legjenda e muzikës country dhe aktori i “A Star is Born”, Kris Kristofferson, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Zëdhënësja e familjes, Ebie McFarland, ka njoftuar se Kristofferson humbi jetën në mënyrë paqësore në shtëpinë e tij në Maui, Hawaii, të shtunën.

Mediat e huaja shkruajnë se nuk është dhënë asnjë shkak i vdekjes, por muzikanti vuante nga humbja e kujtesës që kur ishte në të 70-at. I lindur në Brownsville, Teksas, Kristofferson filloi karrierën e tij muzikore në mesin e viteve 1960.

Pavarësisht se ishte vetë këngëtar, shumë nga këngët e tij njiheshin më mirë si të interpretuara nga të tjerët, duke përfshirë hitin numër një të SHBA-së të “Ray Price For the Good Times” dhe këngën e Janis Joplin të vitit 1971 “Me And Bobby McGee”.

 

Të fundit