Flash News

POLITIKOFF

Ndahet nga jeta Mystic Meg, një nga astrologët më të famshme të Britanisë

Ndahet nga jeta Mystic Meg, një nga astrologët më të famshme

Margaret Lake, e njohur si Mystic Meg, ka vdekur në moshën 80-vjeçare. Astrologja kishte shkruar horoskopë të përditshëm për gazetën "The Sun" për gati 23 vjet. Agjenti i saj prej 34 vitesh, Dave Shapland tha për The Sun:

“Pa asnjë diskutim, ajo ishte astrologja më e famshme e Britanisë. Askush nuk iu afrua Meg në këtë drejtim. Ajo u ndoq nga miliona në këtë vend dhe gjithashtu në mbarë botën. Ajo madje u bë pjesë e gjuhës angleze - nëse një politikani, dikujt nga showbiz-i apo njerëzve të thjeshtë në rrugë i bëhet një pyetje e ndërlikuar ata do të thonë "Kush mendoni se jam unë, Mystic Meg? Kjo tregon se çfarë ndikimi ka ajo."

Ndahet nga jeta Mystic Meg, një nga astrologët më të famshme

Victoria Newton, redaktore e The Sun, tha: "Ky është një lajm shkatërrues. Kemi humbur një ikonë. Megi ynë e shkëlqyer dhe e pakrahasueshme ishte sinonim i The Sun - ajo ishte një legjendë totale. Ne e donim atë dhe po ashtu edhe lexuesit tanë. Për më shumë se dy dekada Mystic Meg ka qenë një rubrikë e detyrueshme për të lexuar dhe e ka forcuar atë si astrologen më të famshme të Britanisë. Ajo ishte një profesioniste e vërtetë, udhëzimet e së cilës i ndihmonin lexuesit tanë çdo ditë - çanta jonë postare e dëshmon këtë."

Të fundit