Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë dizajneri italian i modës Nino Cerruti

Ndërron jetë dizajneri italian i modës Nino Cerruti

Pioneri  italian i modës Nino Cerruti ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e Lanificio Fratelli Cerruti dha lajmin se dizajneri italian ndërroi jetë të shtunën.

Ndërron jetë dizajneri italian i modës Nino Cerruti

Ai vdiq në spitalin në Vercelli, Itali, ku u shtrua në spital për një operacion në kofshë.

“Për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe punonjësit e Lanificio Cerruti dhe gjithë botën e modës italiane, sot është një ditë shumë e trishtuar, për shkak të vdekjes së Signor Nino”, thuhet në deklaratën e kompanisë Lanificio Cerruti.

Ndërron jetë dizajneri italian i modës Nino Cerruti

“Ne kemi humbur një njeri me talent, një stilist të jashtëzakonshëm, një njeri para kohës së tij dhe një mentor të mrekullueshëm, të cilit shumë njerëz i detyrohen kaq shumë,"- vijon më tej deklarata.

“Nëpërmjet angazhimit dhe përkushtimit ndaj punës së tij, që për të ishte misioni i tij, ai do të bëhet një shembull i përjetshëm i një jete të jetuar në kërkimin e vazhdueshëm të stilit dhe harmonisë”.

Të fundit