Flash News

POLITIKOFF

Nga politika te spektakli, Monika Kryemadhi opinioniste në Big Brother VIP 5

Nga politika te spektakli, Monika Kryemadhi opinioniste në Big Brother VIP

Ish-deputetja dhe ish-kryetarja e LSI (sot PL), Monika Kryemadhi do të shfaqet në një rol të ri publik, këtë herë jashtë politikës aktive, si opinioniste në edicionin e pestë të Big Brother VIP.

Ajo do t’i bashkohet panelit të opinionistëve, krah Arbër Hajdarit, i cili mban këtë rol për të pestin sezon radhazi.

Emërimi i Kryemadhit ka ngjallur reagime në opinionin publik, jo vetëm për shkak të kalimit të saj nga politika në një format argëtues, por edhe për shkak të çështjeve të hapura me drejtësinë.  

 

Të fundit